Rreth dy mijë të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit

 
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 802 doza të vaksinës kundër COVID-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKShPK).
Në njoftimin e MSh-së bëhet e ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.609.325 doza të vaksinës.
Deri më sot 758 mijë e 250 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me Covid-19 ka vdekur një person. Nga 1 mijë e 575 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19./21Media

Back to top button