Rrezik që kriza të mbyllë hotele në Strugë dhe Ohër

Hotelet në Strugë dhe Ohër për 2 vjet i mbylli pandemia, ndërsa tani po përgatiten për mbyllje për shkak të krizës energjetike. Faturat e larta të rrymës ua pamundësojnë funksionimin edhe gjatë sezonit dimëror. Disa hotele përgatiten që të mbyllen tërësisht gjatë dimrit, madje ka nga ata që prej tani po përgatiten që në tetor të mbyllen.
“Kuptohet që do të ketë mbyllje gjatë periudhës së sezonit dimëror, ndoshta edhe më herët nga ajo, disa edhe në tetor po përgatiten që t’i mbyllin, daljen nga kjo nuk e shohim si të lehtë nëse mbetemi në atë treg të hapur siç janë shumë nga hotelet që janë konsumatorë, ata nuk ka mundësi të dalin këtë dimër me aq numër të netëve dhe me aq harxhime për energjinë elektrike”, tha Krste Blazeski, kryetar i HOTAM.
Mbyllja e shumë hoteleve në këto vende turistike gjatë dimrit mund t’i lërë pa punë shumë të punësuar. Hotelierët për të kapërcyer këtë krizë ekonomike sërish sytë i kanë drejtuar kah qeveria, nga ku presin ndihma që të paktën punëtorët të mos i largojnë nga puna.
“Patjetër duhet të veprohet, të fitojmë ndonjë ndihmë nga shteti, nga ku të paktën punëtorët të mbeten në vendet e tyre të punës, të sigurohen të ardhura për ata nga shteti dhe aq sa të munden të mbijetojnë që të arrijmë të hyjmë në një sezon të ri në pranverë”, tha Blazeski.
Edhe gjatë kohës së pandemisë hotelierët morën mbështetje nga qeveria për rrogat e të punësuare, por ata që kanë pasur sezon turistik pozitive ose ato hotele që kanë marr mjete dhe sërish e kanë zvogëluar numrin e të punësuarve gjatë pandemisë, duhet që shtetit t’ia kthejnë mjetet./TV21

Back to top button