Rrezikon policët dhe goditë veturën e tyre

Një person është arrestuar dje në Gjilan, pasi i njëjti në shenjë pakënaqësie për një gjobë të shqiptuar ndaj tij, kishte nisur veturën në mënyrë të vrullshme duke i rrezikuar dy zyrtarët policor, si dhe kishte goditur veturën zyrtare të policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti gjersa kishte qenë duke drejtuar veturën në shenjë pakënaqësie për një gjobë të shqiptuar ndaj tij,  ishte nisur veturën në mënyrë të vrullshme duke i rrezikuar dy zyrtarët policor si dhe kishte goditur veturën zyrtare të policisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./21Media 

Back to top button