Rrëzohet avioni, vdiq ish-zyrtarja amerikane që ia mundësoi Kosovës fondet milionëshe

Ish-zyrtarja amerikane në Shtëpinë e Bardhë, Dana Hyde, njëherësh edhe ish-shefe ekzekutive e programit MCC, ka vdekur pasi avioni me të cilin po udhëtonte u rrëzua në New England.
Sipas Washington Post, Hyde, 55 vjeçare, po fluturonte me burrin e saj dhe një nga djemtë e saj në një avion dhe as të afërmit e saj dhe as dy anëtarët e ekuipazhit të fluturimit nuk u lënduan, sipas kompanisë dhe Administratës Federale të Aviacionit
Hyde u dërgua në një spital në Hartford, Conn., pasi avioni Bombardier, i nisur nga Keene, N.H., në Aeroportin Ekzekutiv Leesburg në Virxhinia, bëri një ulje emergjente, tha Policia e Shtetit të Connecticut. Incidenti po hetohet nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit.
Më 2015-ën, Hyde e pati përfshirë Kosovën në MCC që të përfitojë nga granti i saj. Këtë e pati njoftuar ish-presidentja, Atifete Jahjaga.
Lidhur me vdekjen e saj ka reaguar edhe ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, i cili shprehu ngushëllime familjes së Hyde dhe miqve të saj.
“Lajm tragjik. Dana ishte shefe ekzekutive e MCC kur Kosova u kualifikua për herë të parë për mbështetje nga fondi. E kam takuar disa herë dhe ka bashkëpunuar ngushtë me presidenten Atifete Jahjaga dhe ekipin tonë në Qeveri për të siguruar që Kosova t’i përfitojë këto fonde”, ka shkruar ai.

Back to top button