Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan, së paku 14 të vdekur

Së paku 60 persona janë lënduar

Së paku 14 persona kanë vdekur pasi një aeroplan me 98 persona në bord u rrëzua në Kazakistan, bëjnë të ditur zyrtarët e aeroportit. Sipas zyrtarëve, aeroplani i kompanisë “Bek Air” u detyrua të bëjë ulje menjëherë pas nisjes, me ç’rast u përplas në një ndërtesë mëngjesin e së premtes. Së paku 60 persona janë lënduar, në mesin e të cilëve edhe fëmijë, të cilët u dërguan në spital, shkruan BBC, transmeton rtv21.tv

Z92100 u nis nga Almaty, qyteti më i madh i Kazakistanit, për në kryeqytetin Nur-Sultan. Një reporter i Reuters në vendin e ngjarjes tha se kur u nis aeroplani ishte mjegull e madhe, por shkaku i përplasjes nuk dihet ende./21Media

Back to top button