Rrëzohet një helikopter i Forcave Ajrore

Një helikopter i Forcave Ajrore Indiane u rrëzua të mërkurën në shtetin jugor të Tamil Nadu me shefin e shtabit të mbrojtjes, gjeneral Bipin Rawat në bord. Kështu kanë njoftuar Forcat Ajrore Indiane (IAF), transmeton rtv21.tv.
Tre persona janë shpëtuar deri më tani dhe janë transferuar në spital, sipas transmetuesit publik Doordarshan
Nuk dihen ende shkaqet e rrëzimit dhe detajet e tjera. IAF tha se “është urdhëruar një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit”.
Imazhet televizive treguan helikopterin në flakë ndërsa banorët lokalë u përpoqën ta shuanin atë.
Rawat është zyrtari më i lartë në ushtrinë indiane dhe këshilltar i ministrisë së mbrojtjes. Ai mori postin e sapokrijuar vitin e kaluar pasi doli në pension si shef i ushtrisë./21Media

Show More
Back to top button