Kaloni te përmbajtja kryesore

Rrëzohet helikopteri që po i shuante zjarret

Tre persona u zhdukën të mërkurën, pasi një helikopter u rrëzua në Detin Egje pasditen e së mërkurës, derisa po tentonte t’i shuante zjarret në ishullin Samos të Greqisë.
“Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar”, tha një zyrtar i brigadës së zjarrfikësve për Reuters, duke shtuar se katër persona ishin në bord.
Një zyrtar i rojes bregdetare tha se një person është shpëtuar, trasmeton rtv21.tv.
Helikopteri ishte marrë me qira nga qeveria për të luftuar zjarret në pyje, tha një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes për Reuters pa dhënë detaje të mëtejshme./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button