Kaloni te përmbajtja kryesore

Rrëzohet pema gjigante në Prishtinë, i zë disa vetura

Një pemë është rrëzuar duke rënë mbi automjetet e parkuara në rrugën Xhemajl Prishtina.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana i cili tha se përpos dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se një lis është rrëzuar në rrugën Xhemajl Prishtina. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes kurse nuk raportohet për të lënduar. Raportohet për dëme materiale”, tha Pllana. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button