Rrëzohet shtylla e iu bie në veturë, lëndohen tre persona

Tre persona janë lënduar si pasojë e rrëzimit të një shtylle dje rreth orës 16:20 në fshatin Llugë të Podujevës.
Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, Ankuesi kosovar ka njoftuar se derisa ka qenë duke lëvizur me veturë është rrëzuar një shtyllë dhe i kishte rënë në veturë.
“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar edhe ankuesi dhe dy pasagjeret e tij të cilët kanë pranuar edhe tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.”, thuhet në njoftim.
Moti lig dje ka shkaktuar vdekjen e dy personave njëri si pasojë e rrëzimit të lisit nga erarat e forta në Prishtinë kurse tjetri nga rrufeja në Rahovec./21Media

Back to top button