Rrihen tre qytetarë, dërgohen në stacionin policor në Leposaviç

Pas situatës së krijuar në Veri të Mitrovicës pas vendimeve të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe, Policia ka njoftuar se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, dhe se ka pasur maltretime ndaj qytetarëve.
RTV21 mëson se tre shqiptarë janë rrahur nga serbët në Leposaviç.
Bëhet fjalë për  tre persona që ishin duke udhëtuar me kamionin e tyre, por janë ndalur nga serbët lokal janë keqtrajtuar, aktualisht shqiptarët janë në stacionin policor në Leposaviç.
Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar të dielën me kamionë me mjete tjera rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, që lidhin Kosovën dhe Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak – por edhe në pjesë të tjera në veri të Kosovës.
Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka mbyllur pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak – për qarkullim të udhëtarëve dhe automjeteve – për shkak të bllokadave të vendosura dhe ka njoftuar qytetarët që të përdorin rrugë alternative./21Media

Back to top button