Presidenca: Rusia po mbështet veprimet përshkallëzuese të Vuçiqit në veri

Shefi i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar prapë pas tensioneve të krijuara në veri të vendit.
Përmes një postimi në Twitter ka thënë se Rusia po mbështet veprimet përshkallëzuese të Vuçiqit në veri të Kosovës.
“Vuçiq qartazi ka vendosur t’i qëndrojë besnik zotërisë së tij në Kremlin. Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë , për më tepër po i bën një nder Putinit duke krijuar tensione në Kosovë.”, ka shkruar Vela .

Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar të dielën me kamionë me mjete tjera rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, që lidhin Kosovën dhe Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak – por edhe në pjesë të tjera në veri të Kosovës.
Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka mbyllur pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak – për qarkullim të udhëtarëve dhe automjeteve – për shkak të bllokadave të vendosura dhe ka njoftuar qytetarët që të përdorin rrugë alternative./21Media

Back to top button