Rrihet nga klientët menaxheri i një lokali në Skenderaj, dyshohet se ka pasur edhe gjuajte me armë

Menaxheri i një lokali në Skenderaj është rrahur fizikisht nga klientët e tij pas një mosmarrëveshje rreth pagesës mesnatën e 7 prillit.
Policia në raportin 24 orësh njofton se dyshohet që ka pasur edhe gjuajtje me armë zjarri.

“Viktima mashkull kosovar (menaxher lokali) ka pësuar lëndime, pasi që dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kishin konsumuar pije në lokal, për shkak të mosmarrëveshjes rreth pagesës, kanë sulmuar fizikisht viktimën dhe po ashtu dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. “, thuhet në raport

Po ashtu bëhet e ditur se viktima pas trajtimit mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë është liruar, ndërsa të dyshuarit të cilët ishin larguar nga vendi i ngjarjes, janë arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Po ashtu, në konsultim me prokurorin, janë bastisur dy lokacione-shtëpi të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar./21Media

Back to top button