Rriten çmimet e pemëve dhe perimeve në Gjermani

Rritja e çmimeve është deri në 10% më e lartë

Çmimet e ushqimit të freskët në Gjermani, kryesisht pemët dhe perimet, u rritën ndjeshëm në prill, raporton Bild.

Rritja e çmimeve është deri në 10 për qind më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njofton Agjencia e Informacionit të Tregut Bujqësor në Bon, duke shtuar se rritja e çmimeve nuk u shkaktua vetëm nga kriza e koronavirusit.

Përveç faktit se pandemia ka luajtur një rol të madh, duhet të kihet parasysh se frutat e fundit si mollët nuk ishin të kualitetit të mirë si zakonisht.

Çmimet e perimeve u ngritën deri në 27 për qind nga prilli 2019, dhe kjo i atribuohet mungesës së punëtorëve sezonalë për shkak të kufizimeve të udhëtimit, gjë që nga ana tjetër shkakton plasman të ngadaltë.

Back to top button