Rriten depozitat, kaq kursime kanë qytetarët në bankat komerciale

Vlera e depozitave të klientëve në bankat komerciale të Kosovës ka arritur 5 miliardë e 838 milionë euro apo mbi 160 milionë euro më shumë në muajin gusht krahasuar me muajin paraprak, korrik 2023.

Sipas raportit “Sistemi Financiar” për muajin gusht të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nga kjo vlerë, 3. 8 miliardë janë depozita të qytetarëve, ndërsa pjesa tjetër u takon bizneseve.

Norma në depozita është 2.5 për qind.

Ndërsa, vlera e kredive në gusht të këtij viti ka arrit arrin vlerën 4 miliardë e 729 milionë euro, prej tyre për ekonomitë familjare janë 1 miliardë e 825 milionë euro, për korporatat jo financiare 2 miliardë e 875 milionë.

Norma e kredisë në Kosovë ka arrit 6.7 për qind./kp

Back to top button