Rriten pagat e policëve, zjarrfikësve, administratës publike, pensionet e ndihmat sociale në Shqipëri

Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim për rritjen e pagave në disa kategori të sektorit publik.

Kryeministri, Edi Rama njoftoi se të gjithë punonjësit e policisë në nivel inspektorësh dhe nivel i mesëm të ketë një shtesë page.

Sipas tij shtesa më e lartë është 15% për nivelin bazë, 7% për nivelin e mesëm. Shtesë page për gardën, policinë e burgjeve, zjarrfikësit, administratën publike dhe jo vetëm nëpunësit në shërbimin civil por të gjithë punonjësit mbështetës.

“Paga e ardhshme që do të marrin do të jetë paga e rritur sipas vendimit dhe përqindjes në bazë kategorish” tha Rama.

“Rritje pagash do të ketë edhe për pensionistët dhe familjet që përfitojnë ndihmë sociale. Në familjet ku një grua është kryefamiljare do të ketë dyfishim të ndihmës sociale”, shtoi Rama.

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button