Rriten rastet e gjuajteve me armë në ahengje, policia bën thirrje për kujdes

(lajm i përditësuar)


Mitrovicasi gjuan 14 herë në një aheng familjar

Është arrestuar  i dyshuari kosovar, nën dyshimin se i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri, në Mitrovicë të Jugut.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 14 gëzhoja të pistoletës të cilat janë konfiskuar.

I dyshuari i lartcekur në mënyrë vullnetare ka dorëzuar një pistoletë me gaz.

Me vendim të prokurorit, rasti që ndodhi mbrëmjen e së shtunës shkoi në procedurë të rregullt.


Podujevë, një person gjuan 38 herë me dy armë në një aheng familjar

Një person në Podujevë është arrestuar, pasi i njëjti dyshohet se gjuajti 29 herë me një pistoletë dhe nëntë herë me një pushkë gjysmë automatike, gjatë një ahengu familjar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 29 gëzhoja të pistoletës, një predhë dhe nëntë(9)gëzhoja të pushkës gjysmë automatike të cilat janë konfiskuar.

I dyshuari ka dorëzuar një pistoletë me një karikator dhe një pushkë gjysmë automatike.

Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.


Ferizajasit gjuajtën mbrëmë me armë në tri ahengje, konfiskohen tri pistoleta

Tre persona kanë gjuajtur me armë zjarri në tri raste të ndara në Ferizaj, si shenjë feste në ahengje.

Policët e rendit dhe policët hetues i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe kanë identifikuar tre të dyshuarit, të cilët kishin shtënë me armë zjarri, në fshatin Greme, në fshatin Slivovë dhe në rrugën “Kadri Zeka”.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tre janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa janë konfiskuar tri pistoleta.

Rastet janë cilësuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve dhe përdorimi i armës”.

“Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, sepse përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje dhe gëzime familjare mund të shndërrohet në tragjedi, poashtu është e ndaluar me ligj”, thuhet në komunikatën e policisë. /21Media

Show More
Back to top button