Rriten rastet me COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri ka pasur një rritje të numrit të rasteve me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 482 testime kanë rezultuar pozitivë 129 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273 mijë e 95 që nga fillimi i epidemisë.
Janë 678 qytetarë aktivë me Covid-19 në Shqipëri./21Media

Back to top button