Rritet çmimi i derivateve në vend

Çmimet e derivateve kanë shënuar një rritje të dukshme ditët e fundit.
Derisa javën e kaluar një litër naftë ka kushtuar 1.50 euro, sot çmimi ka shkuar deri në 1.60 euro.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani për portalin rtv21.tv ka thënë se kjo ngritje e çmimeve është bërë pasi që edhe në bursë është vërejtur një lëvizje ditët e fundit.
“Sot çmimet sillen përafërsisht Diseli 1.47 deri në 1.60 cent, Benzina 1.32 deri në 1.40 cent. Për çmimet në ditët në vijim së çfarë do të kemi s’mundemi me paragjyku se ka lëvizje të mëdha në berz dhe tregjet ndërkombtare dhe te ne po reflektojnë, sipas informatave të cilat i kemi nga organizata prodhuese OPEC”, tha Berijani për rtv21.tv.
Berjani ka theksuar se çmimet dhe tregu i derivateve pritet të stabilizohet nga muaji mars.
“Nga fundi i muajt mars do të kem stabilizim të tregut të çmimeve. Sa i përket çmimeve në rajon jemi më të lirë se të gjitha shtetet perveç Maqedonisë së Veriut e ka akcizën në dizell më të ulët se ne, ndërsa benzinen e kanë më të lartë”, tha ai.
Sikurse në Kosovë sot edhe në Shqipëri vërehet një ngitje e çmimeve të naftës, petrolës dhe gazit./21Media

Back to top button