Rritet fluksi i votuesve në sallën 1 Tetori

Në qendrën e votimit në sallën 1 Tetori 4 mijë e 488 votues tani kanë shtuar qytetarët që dëshirojnë të votojnë

Liridon Morina menaxheri i kësaj qendre tha se në orët e mëngjesit ka pasë një numër të vogël të votueseve mirëpo, tani siç shpjegon ai po vërehet një numër i madh i qytetarëve që po iu drejtohen kutive të votimeve. Ai tha se në këtë qendër deri në ora 11:00 janë dalë në votime diku rreth 7.8 % apo 582 votues.

Ndërsa sa i përket parregullsive ai tha se deri më tani janë evindetuar nga familjarët 3 persona të vdekur në lista. Mirëpo sipas tij kjo nuk është nën kompetencat e tyre, raporton rtv21.tv.

Back to top button