Kusari: Shpresoj të kemi institucione të besueshme
Ajo tha se bllokimi i mëtejmë institucional nuk i bënë nder askujt
Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila duke shpresuar në një proces të rregullt zgjedhor pasi që votoi tha se uron që pas zgjedhjeve të kemi institucione të besueshme që shtyjnë procese përpara.
“Unë besoj që ka qenë momenti i fundit që t’i vie fund një agonie në raport me qeverisjen a do ketë apo nuk do të ketë zgjedhje. Kështu që është mirë që po mbahen zgjedhjet, vetëm uroj që menjëherë pas zgjedhjeve të kemi institucione kredibile të cilët do të shtyjnë proceset përpara. Bllokimi i mëtejmë institucional nuk i bënë nder askujt në Kosovë as subjekteve politike e në veçanti jo qytetarëve të Kosovës”, tha ai.
Kusari shprehet e lumtur që kampanja 10 -ditëshe ka përfunduar pa incidente edhe pse sipas saj ishe shumë intensive.