Kaloni te përmbajtja kryesore

Rritet frika me afrimin e kolonës ruse në Kiev

Afrimi i kolonës së madhe ruse i ka dhënë një kuptim të ri dhe krejtësisht të tmerrshëm shprehjes që bota po shikon.
Të gjithë anembanë botës mund të shohin që kjo autokolonë është në rrugë e sipër, madje ka raportime se po përforcohet para se të arrijë në qytet.
Përforcues i këtyre janë raportet që vijnë nga pjesë të tjera të Ukrainës, se Rusia po rrethon zonat e populluara duke përdorur “taktika mesjetare”, zonat përreth dhe duke u mohuar atyre ushqimin, ujin dhe furnizimet thelbësore.
Kur filloi ky pushtim, pritej se do të ishte vetëm çështje ditësh, madje edhe disa orë para se ushtria ruse të futej në Kiev, raporton BBC.
Tashmë janë gjashtë ditë dhe Ukraina është ende në këmbë – duke qëndruar në këmbë për shkak të rezistencës së bërë nga ushtria ukrainase, duke përdorur armë dhe municione perëndimore, por edhe e mbrojtur nga qytetarët që po marrin armët, po regjistrohen për forcat e mbrojtjes së lagjes dhe shkojnë në vijat e para, transmeton rtv21.tv.
Por nuk mund të mohohet se kjo autokolonë, edhe nëse është duke u incuar, po afrohet gjithnjë e më shumë dhe shpërthimet po afrohen gjithnjë e më shumë.
Korrospodentët raportojnë se këto autokolona dikur ishin kryesisht buzë qytetit, “mbrëmë ishte aq afër saqë u drodh edhe ndërtesa jonë”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button