Rritet interesimi për AstraZeneca

 
Është rritur interesimi për Vaksinën AstraZeneca, ditëve të fundit, por Vaksina Pfizer mbetet ende më e kërkuar nga qytetarët në vendin tonë. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se që nga fillimi i javës së ardhshme në Kosovë, pritet të vijnë edhe 465,000 vaksina Pfizer, donacion nga Shtetet e Bashkuara dhe 150,000 vaksina AstraZeneca nga Gjermania. Organizata Botërore e Shëndetësisë, kishte rekomanduar përdorimin e vaksinës AstraZeneca për njerëzit nga mosha 18 vjeç e lart, duke përfshirë edhe ata që janë 65 vjeç e lart.(Përgatiti: Shqipe Miftari, Kamera: Sahit Troshupa)./21Media

Back to top button