Rritet mbështetja për fillimin e procesit për shkarkimin e Trumpit

43 përqind e votuesve kërkojnë që procedurat të fillojnë

Gjithnjë e më shumë votues amerikanë po shprehin dëshirën e tyre që Kongresi të nis procedurat për shkarkimin e Presidentit Donald Trump, përkundër faktit se nuk janë të mendimit se ka bërë krime apo shkelje të rënda, për të cilat sipas kushtetutës amerikane duhet të fajësohet, për të nisur procedurat, dëshmoi anketa e bërë nga portali Politiko dhe kompania Morning Consalt.

Sipas kësaj ankete, 43 përqind e votuesve kërkojnë që procedurat të fillojnë. Në mesin atyre që mbështesin nisjen e procedurave, 54 për qind janë të mendimit se Tramp nuk është i aftë të shërbej dhe se duhet të largohet nga funksioni, pa marrë parasysh se a ka bërë ndonjë shkelje apo jo, ndërsa 43 përqind besojnë se Tramp ka bërë shkelje, siç janë tradhtia, marrja e ryshfetit apo pengimi i drejtësisë.

Kundër nisjes së procedurave u shprehen 45 përqind e të anketuarve, një rënie prej një përqind në krahasim me anketën e bërë javën e kaluar, shkruan rtv21.tv

Ndërkohë, Trump ka akuzuar ish-rivalen e tij demokrate në zgjedhje, Hillary Clintonin, se fajin e saj për humbje në zgjedhje po tenton ta gjejë tek të gjithë të tjerët, pos te vetja.

Këtë vlerësim Trump e bëri, pasi që Clinton ngriti akuzën deri me tani më të rëndë në adresë të Presidentit, pasi që tha se beson se Rusia ka qenë e përfshirë në fushatën presidenciale të Trumpit.

Trump në profilin e tij në Tuiter shkroi se Clintoni e pandershme tani po fajëson të gjithë, pos vetës dhe po refuzon të thotë se ka qenë një kandidate e tmerrshme.

Clinton theksoi se qeveria ruse ka tentuar të përhap dezinformata kundër saj, por se Moska nuk ka mundur të ketë njohuri se si t’i përdorë ato informata, pa u udhëzuar paraprakisht nga dikush.

E pyetur se a mendon se rusët janë udhëzuar nga amerikanët, ajo u përgjigj me phim, duke thënë se udhëzimet janë dhënë nga amerikanët dhe njerëzit, të cilët kanë pasur të dhëna dhe informata për rezultatet e votimit./21Media

 

Back to top button