Rritet në 670 numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në Papua Guinenë e Re

Rreth 670 njerëz vlerësohet të jenë mbytur nën një rrëshqitje masive dheu në Papua Guinenë e Re, thotë një zyrtar i OKB-së.

Kreu i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin në Papua Guinenë e Re, Serhan Aktoprak, tha se ndikimi i rrëshqitjes së dheut të së premtes në provincën e izoluar Enga të vendit ishte më i madh sesa mendohej fillimisht.

“Ka rreth 150 më shumë shtëpi të varrosura tani,” tha Aktoprak.

Zonat e prekura janë në malësitë e Enga, në veri të vendit ishullor në Paqësorin jugperëndimor.

Aktoprak tha se shpëtimtarët ishin në rrezik sepse “toka ende po rrëshqet”.

“Uji po rrjedh dhe kjo po krijon një rrezik masiv për të gjithë të përfshirët”, tha ai./21Media

Back to top button