Rritet numri i personave që udhëtuan me aeroplan dhe tren

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për tremujorin e katërt (TM4) 2021 me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin.

Sipas ASK-së, në TM4 2021 ka rritje në krahasim me TM4 2020 për 46%. Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 555 mijë, që në raport me TM4 2020 ka rritje për 47%.

Ndërsa, në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 16.000, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020, ku krahasuar me TM4 2020, numri i pasagjerëve është rritur për 7%.
Sipas ASK-së, në territorin e Kosovës ka gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport.
Transporti i mallrave me tren në TM4 2021 është rreth 30 mijë ton./21Media
Back to top button