Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të rrisë numrin e pjesëmarrësve në tubime publike që nga dita e sotme.

Sipas vendimeve të Qeverisë, grumbullimet në hapësira publike deri në 50 persona janë të lejueshme me përjashtim të rasteve kur është e lejuar me vendim të veçantë.

Në anën tjetër në hapësira të mbylluar lejohen grumbulimet deri në 30 persona me perjashtim të rasteve të lejuara me vendim.

Qeveria edhe në këto vendime nuk ka lejuar organizimin e dasmave dhe ahengjeve, ndërsa të ndaluara janë edhe ceremonitë fetare në perjashtim të familjarëve të ngushtë.

Seminaret dhe punëtoritë janë të lejueshme të organizohen sipas manualit për mbrojtje nga përhapja e COVID-19.

Masat e reja mund t’i lexoni KËTU