Rritet numri i rasteve me Covid-19

Sot është vërejtur rritje e numrit të rasteve me Covid-19. Sipas raportit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, nga 275 testime të realizuara në 24 orët e fundit, 43 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312. Në total numri i rasteve aktive është 154.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.243 doza të vaksinës. Deri më sot 823.608 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 103.094 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
IKSHPK sot u ka bërë apel qytetarëve që të bartin maskat e po ashtu të vaksinohen për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja./21Media

Back to top button