IKSHPK: Po regjistrohen raste të reja të Covid-19, bartni maskat

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) u ka bërë apel qyqarëve që të bartin maskat dhe të vaksinohen pasi që thotë se ka rritje të rasteve të reja me Covid-19.
Tutje ky Institut përmend se në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, “sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar”.
“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen. Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.”, thuhet në njoftim.
MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksinohen kundër COVID-19./21Media

Back to top button