Matoshi: “Zgjoi” shembull i suksesit, radha jonë të shkruajmë histori në “Oscars”

Artistja Adriana Matoshi e cila luan në filmin “Zgjoi” ka thënë se ky film është shembulli më i mirë i suksesit, çmimeve e vlerave.
“ZGJOI osht shembulli ma i mirë i suksesit, çmimeve, vlerave dhe ma e rëndësishmja, pasqyrimi ma i drejtë i realitetit tonë. Nuk e di pse disa njerëz ngurrojnë e nuk e përkrahin artin para se me arritë suksese të mëdha, po në fund krejt kanë qef me u identifiku edhe me u krenu me ato suksese”, ka shkruar Matoshi.
Tutje, Matoshi iu kërkoi të gjithëve ta shpërndajnë sa më shumë foton e filmit “Zgjoi”, pasi është radha të shkruhet historia.
“Hajde bashkë t’a shkrujmë historinë, tu e shpërnda e tu e bo ZGJOIN me qarkullu në krejt platformat sociale e mediale. Suksesi nisi në #Sundance, vazhdoi në shumë e shumë festivale prestigjioze, tash e kemi radhën me e shkrujt emrin e Kosovës edhe në #Oscars”, shtoi Matoshi.

Adriana ka qenë pjesë e shumë filmave, ndërkaq me filmin “Zgjoi” po shkruhet histori në festivalet ndërkombëtare.
“Zgjoi” numëron shumë çmime ndërkombëtare, ndërkaq tani është në listën e ngushtë të filmave për t’u nominuar për “Oscar 2022”./21Media

Back to top button