Kaloni te përmbajtja kryesore

Rritet numri i të vdekurve nga sulmi në Manchester

22 të vdekur pas shpërthimit në koncertin e Ariana Grande

Numri i të vdekurve nga një shpërthim jashtë një koncerti të pop këngëtares Ariana Grande në Manchester Arena është rritur në 22 përfshirë edhe fëmijë ndërsa, 59 të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas Policisë së Manchester-it sulmuesi, besohet se ishte një bombardues vetëvrasës i cili  gjithashtu vdiq në sulmin, raporton CNN.

Shefi i Policisë,  Ian Hopkin tha: “Unë mund të konfirmoj se sulmuesi vdiq në arenë.”, shkruan rtv21.tv.

Shefi i Policisë, Ian Hopkins, tha se njeriu kishte përdorur një pajisje shpërthyese, të cilën ai kishte shpërthyer jashtë arenës.

400 policë u shpërndanë brenda natës. Shefi i policisë  Hopkins tha sot se banorët duhet të presin të shohin më shumë oficerë të armatosur në rrugë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button