Rritet numri i viktimave pas përmbytjeve masive në Malajzi
Të paktën 14 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra mijëra janë zhvendosur pas një prej përmbytjeve më të këqija që Malajzia ka parë në dekada.
Tre ditë me shi të rrëmbyeshëm gjatë fundjavës shkaktuan përmbytje të rënda në tetë shtete, duke zhytur pjesërisht qytete dhe fshatra në ujë.
Qeveria ka qenë nën kritika të ashpra për reagimin e saj të vonuar.
Disa persona janë raportuar si të zhdukur dhe po shtohet frika se numri i të vdekurve do të rritet ndjeshëm, transmeton rtv21.tv.
Që nga e hëna, rreth 51,000 njerëz ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre. Shumica e tyre ishin nga Pahang në bregun lindor të Malajzisë, një nga shtetet më të goditura.
Selangor, shteti i begatë dhe me popullsi të dendur ku ndodhet kryeqyteti Kuala Lumpur, u prek gjithashtu rëndë.
Imazhet që qarkulluan në internet treguan pjesë të qendrës së Kuala Lumpur të zhytur gjatë fundjavës, në nivele uji që nuk janë parë që nga një përmbytje masive në vitin 1971.
Adding these incredible images from the flooding around Dataran Merdeka and Masjid Jamek to the photos in this old tweet with pictures from the KL floods of 1926 and 1971. https://t.co/NbdwaubhuN pic.twitter.com/zVOljkjcKB
— Soon-Tzu Speechley 孫子 (@speechleyish) December 21, 2021
Zyrtarët thanë se po kërkonin gjithashtu një rritje të mundshme të rasteve të Covid-19 pasi mijëra njerëz janë mbledhur në strehimore të përkohshme.
Shirat ishin zbutur kryesisht deri të hënën dhe disa banorë u kthyen në shtëpitë e tyre të dëmtuara ndërsa ujërat u tërhoqën.
Zemërimi i publikut është shfaqur gjithashtu për trajtimin e katastrofës nga qeveria e Malajzisë, me shumë që ankohen se u dha pak paralajmërim nga autoritetet dhe përpjekjet e shpëtimit ishin shumë të ngadalta./21Media