Zaev: Të mos mbahemi peng nga dështimet e BE

Kryeminstri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev deklaroi se deklaroi se me nismën ‘Ballkani i Hapur’ lihet pas e shkuara e trazuar në Ballkan.
Në nisjen e takimit në kuadër të “Open Ballkan”, Zaev shtoi se Open Balkan rruga për të ecur para.
“I dashur Edi, i dashur Aleksandër, të dashur miq. Është vërtetë nder dhe kënaqësi që jemi së bashku sot, Faleminderit Edi që na ke mirëpritur sot këtu dhe në Elbasan. më lejoni që të shpreh kënaqësinë që kam në lidhje me hapat e fundit që janë marrë sa i përket Ballkanit të hapur. Ne kemi suksese për të treguar, rezultate. Të tre delegacionet kanë bërë një punë të shkëlqyer. Nuk është e lehtë në BE dhe në Ballkan, por kemi hapa të dukshëm për të treguar. Kjo do të jetë pjesëmarrja ime e fundit në formë të drejtpërdrejtë, në këtë mision. Që në fillim të kësaj iniciative”, tja Zaev./21Media 

Back to top button