Rritet numri i të vdekurve si pasojë e rrëshqitjeve të dheut
Tragjedia në Bangladesh
Numri i të vdekurve si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në Bangladesh po rritet në vazhdimësi dhe ekziston frika se ky trend do të vazhdojë, pasi që me dhjetëra të tjerë ende konsiderohen të zhdukur.
Numri më i madh i njerëzve janë zhdukur në qarqet Rangamatu dhe Bandarunu, shkruan rtv21.tv
Zjarrfikësit në Rangamatu gjetën kufomat e 18 personave të zhdukur, të cilët ishin mbuluar nga balta dhe me kalimin e kohës po shuhen edhe shpresat e ekipeve shpëtimtare se do të gjejnë të mbijetuar.
Rrëshqitjet e dheut pasuan pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut. Edhe policia e Bangladeshit tërhoqi vërejtjen se numri i viktimave mund të rritet, pasi që punëtorët e shërbimit për situata emergjente po tentojnë të depërtojnë në pjesët e largëta të malit Çitagon, ku janë ndërprerë lidhjet telefonike dhe janë bllokuar rrugët./21Media