Rritet për 85% transporti i mallrave me tren

 

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), së fundmi ka publikuar statistikat e transportit dhe telekomunikimit për tremujorin e parë, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin.

Sipas ASK-së, në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport, derisa për 85% është rritur transporti i mallrave me tren.

“Në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 16 mijë, ku krahasuar me TM1 të vitit 2020, numri i pasagjerëve është zvogëluar për (-21.34%). Transporti i mallrave me tren në TM1 2021 ishte rreth 187 mijë ton, ku krahasuar me TM1 2020 është një rritje për 85%. Ndërkaq, sa i përket numrit të fluturimeve, në TM1 2021 ishin 1 317 fluturime, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2021) ka një ulje për (-14.14%).”, ka informuar ASK.

Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti ishte rreth 330 mijë, ku në raport me tre mujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2021) ka një ulje për (-23.44%).

Back to top button