Rritet shkalla e papunësisë në Australi, gati 1 milion njerëz pa punë

 

Të dhënat nga sot tregojnë se papunësia në Australi është në nivelin e saj më të lartë në 22 vjetët e fundit.

Pothuajse 1 milion australianë ose 7.4% të fuqisë punëtore nuk kishin një punë në qershor. Shumë më tepër janë duke punuar më pak orë se më parë, transmeton rtv21.tv.

Australia doli nga bllokimi një muaj më parë dhe kjo i ndihmoi njerëzit të rimarrin punën, por vala e rasteve të reja me Covid-19 në Melbourne kërcënon të zgjasë atë që është arritur rimëkëmbja e ngadaltë ekonomike./21Media

Back to top button