Kuçi flet pas mbylljes së llogarive të Telekomit

 

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi është deklaruar sot rreth situatës së krijuar në Telekomin e Kosovës. Kuçi ka deklaruar se po punohet dhe do të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme.

“Gjatë ditës së sotme keni mundur të lexoni në medie rreth bllokimit të llogarive bankare të Telekomit të Kosovës. Ky bllokim natyrisht që na shqetësuar dhe i gjithë kabineti im po merret intensivisht me institucionet relevante për të gjetur zgjidhje.

Filli i kësaj situate që po ndodhë sot është në vitin 2016, kur operatori ekonomik “Dardafon.net” ka fituar në Tribunalit Ndërkombëtarë të Arbitrazhit, aty ku i është njohur e drejta për përmbarim të borxhit.

Tashmë kemi një vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës që urdhëron përmbarim, mirëpo jam i bindur që do të arrijmë më të mirën e mundshme. Ne kemi azhornuar takimet dhe besojmë në zgjidhje. Ftoj punëtorët e Telekomit dhe akterët tjerë të jenë racionalë në deklarata dhe veprime.​”, deklaroi ai./21Media

Back to top button