“Rritja e çmimeve mund të jetë stimulim për qytetarët që të dalin jashtë vendit”

 
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore nga njohësi i ekonomisë Mustafë Kadriaj po shihet si stimulim që qytetarët të dalin jashtë vendin.
Ai në një prononcim për rtv21.tv tha se në mënyrë që të parandalohet kjo, qeveria duhet të ndërmarrë veprime shumëdimensionale duke kontrolluar çmimin, cilësinë e po ashtu edhe për qytetarët të sigurohen paga të dinjitetshme.
“Vlerësoj se  veprimi i institucioneve duke bastisur depotë e qendrave tregtare tregoi më së miri që ka sasi të mjaftueshme por bizneset e papërgjegjshme shfrytëzojnë këto momente për të përfituar në dem të qytetarit duke krijuar panik pra vetëm duhet shteti të tregojë dorën e fortë që të merr hapa në parandalimin e këtyre oligarkëve të papërgjegjshëm”, tha Mustafa.
Sipas tij nëse nuk ndërmerren masa parandaluese atëherë qytetarët mund të shprehin revoltë gjithë popullore, e një gjë  e tillë Mustafa deklaroi se nuk do të ishte mirë për shtetin pasi që do të ishte një hap prapa./21Media

Back to top button