“Rritja e çmimit të energjisë e mjegullt”

15. 4% është rritja e çmimit të energjisë elektrike e deklaruar ditë më parë nga Ymer Fejzullahu, kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Sado që ai u mundua ta paraqes si n jë rritje të vogël për të gjithë konsumatorët që nuk shpenzojnë më shumë se 800 kilovat orë. Por shtrenjtimi i energjisë ka ngjallur pakënaqësi tek qytetarët, që thonë se kjo do të prekë edhe sektroë të tjerë. .

“Është tepër një shtrenjtim i lartë për qytetarët, ku ma merr mendja që nuk mundem me përballu, po përveç shtrenjtimit të rrymës është edhe shtrenjtimi i tatimit në pronë ku ma merr mendja që është 200% e jo 15% qysh po thonë.. unë sot e mora fletën e poseduese që po i bie dyfshi i vitit të kaluar.”

Në kundërshtim të rritjes së çmimit të energjisë është hapur edhe një peticion online përmes të cilit bëhet thirrje që të ndalohet diskriminimi dhe, siç thuhet, plaçkitja e qytetarëve. Iniciuesi i peticionit, Fatmir Kabashi ka shkruar se vendimi për rritjen e çmimit diskriminon qytetarët në baza etnike.

“Shtrenjtimi i energjisë elektrike në nivelin 15,4 përqind nuk vlen për të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe kjo përbën shkelje të Ligjit kundër diskriminimit, dhe shkelje të Kushtetutës së Kosovës. Diskriminimi i qytetarëve në baza etnike është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut, dhe për më tepër përbën vepër penale, dhe kjo po ndodhë në Kosovë, sepse shqiptarët dhe komunitetet tjera joserbe janë të detyruar që t’i paguajnë të gjitha faturat, kurse komuniteti serb këtë nuk e bëjnë që nga përfundimi i luftës e deri më tani.”

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut thotë se nisma është e drejtë. Valentina Demolli i tha RTV21 se kjo nismë megjithatë nuk është e mjaftueshme .

“Edhe kjo qeveri sikur qeveritë e tjera për fatin e keq po vazhdojnë të njëjtën praktikë t’ua paguajnë atyre të cilët më së shumti e keqpërdorin energjinë, serbët e veriut dhe e kemi pa si një trajtim diskrimimunues ndaj qytetarëve jo serb të RKS. Kjo nisme nuk është e mjaftueshme pasi që duhet të ketë edhe forma të tjera të shprehjes së pakënaqësisë.”

Ndërkohë, për njohësin e çështjeve të energjetikës, Hamdi Malushaj, rritja e çmimit të faturave të energjisë, duket e mjegulluar.

“Rritja e çmimeve është e pakjartë. Janë thirr në inflacion që janë spekulime, por sigurisht ështe problemi te përballimi i çmimit e tash aty cka ka ndodhë, diçka që nuk është ngrittë çmimi në berzë, KEK-u nuk e ka shtrenjtu, mirëpo ku ështe halli i qeverise ZRRE ata nuk po e thonë të verteten. Uen besoj qe ja nuk eshte ne cmimim real dhe spo munden me mbulu. Tash po thirrne ne inflacion, prandaj është disi e mjegullt dhe nuk i kemi te kjarata çmimet reale. Çmimi mund te jete i arsyeshëm por nuk është real.”, tha ai. Përgatiti: Luan Dervishaj, Kamera: Fatos Veseli/21Media

Back to top button