​Milani vetëm barazim me Empolin

Në ndeshjen e tretë të javës së 29-të të Serisë A, Milani nuk shkoi përtej barazimit 0-0 ndaj Empolit dhe humbi mundësinë për të thelluar diferencën ndaj Interit të vendit të katërt.

Kuqezinjtë dominuan në pjesën e parë, dhe u shfaqën rrezikshëm në minutën e 13-të në dy raste me Rebic dhe Theo Hernandez, por më pas asgjë tjetër.

Në pjesën e dytë, “djajtë” shtojnë presionin dhe mbyllin toskanët në zonën e tyre.

Florenzi ndalohet nga shtylla, Perisan i thotë jo Brahim Diazit dhe në minutën e 89-të Giroud sheh golin e fitores të anuluar për shkak të prekjes me dorë.

Aktualisht, Milan renditet në vendin e tretë me 52 pikë, por Inter dhe Roma e ndjekin pas dhe deri më tani të gjitha llogaritë për Champions mbesin të hapura.

Back to top button