Rritja e çmimit të tatimit në pronë, reagon Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka dalë me një njoftim pas reagimit për rritjen e çmimit të faturës në pronë.
Në deklaratë, Komuna ka sqaruar se përcaktimin e çmimeve e bën Ministria e Financave.
“Gjatë ditëve të fundit kemi pranuar shumë reagime rreth ngritjes së çmimeve të tatimit në pronë, e cila i është atribuuar Komunës së Prishtinës.
E kuptojmë plotësisht shqetësimin tuaj, por me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve rreth këtij procesi, ju informojmë se:Bazuar në dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme
“Autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit është Ministria e Financave e cila përcakton zonat e vlerave, nivelet e vlerave dhe vlerën e vlerësuar të pronave të paluajtshme që janë brenda territorit të komunave. Vlerësimi i pronave të paluajtshme kryhet në përputhje me rregullat dhe procedurat e parashikuara në këtë Ligj dhe në aktin nënligjor që nxjerr Ministria e Financave për kategoritë e vlerave, metodat dhe modelet e vlerësimit”.”, thuhet në njoftimin e Komunës./21Media

Back to top button