Rritje “dramatike” e rasteve të reja me Covid-19 në Gjermani

Gjermania ka regjistruar më shumë se 50,000 raste të koronavirusit në një ditë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.
Sipas Institutit “Robert Koch”, ka pasur 50,196 raste shtesë me COVID-19 në 24 orët e fundit, me 235 vdekje.
Gjermania është në mesin e një numri vendesh evropiane që përballen me një rritje të re të rasteve dhe ka regjistruar numër rekord të infeksioneve gjatë ditëve të fundit, transmeton rtv21.tv.
Kancelarja në largim Angela Merkel e quajti të mërkurën rigjallërimin e infeksioneve në vend “dramatike”.
Përhapja i atribuohet pjesërisht shkallës relativisht të ulët të vaksinimit të popullsisë në Gjermani, në pak më shumë se 67 përqind.
Disa shtete veçanërisht të prekura, si Saksonia, Bavaria dhe së fundmi Berlini, kanë vendosur kufizime të reja që synojnë njerëzit e pavaksinuar.
Nga e hëna, Berlini do të ndalojë personat e pavaksinuar nga restorantet pa tarraca, bare, palestra dhe parukeri.
Në total, pothuajse 4.9 milionë njerëz janë infektuar në Gjermani që nga fillimi i pandemisë./21Media

Back to top button