Sonte hapet “Kujtime” e Burim Myftiut në Galerinë Nacionle të Maqedonisë së Veriut

Ekspozita “Kujtime” e Burim Myftiut hapet sonte me fillim nga ora 19:00, në Galerinë Nacionale të Maqedonisë së Veriut, në objektinb “Çifte Amam”.
“Kujtime” është kryesisht në mediumin e fotografisë, instalacionit dhe videoprojeksionit.
Modeli është personazhi kryesor i këtij projekti konceptual. E prezantuar përmes fotografive, instalimeve dhe videoprojeksioneve, modeli na çon në një kohë tjetër. Gjatë luftës në Kosovë. Një luftë që sjell shkatërrime të mëdha, vuajtje, shembje ndërtesash e dyqanesh, si dhe humbjen e jetëve njerëzore.
Modelet kanë një rol të dyfishtë ose të trefishtë për Burim Myftiun, ai përpiqet t’u japë një detyrë të re modeleve përmes këtyre fotove, një funksion tjetër i ndërtuar në një koncept. Rrobat e tyre janë pothuajse të padukshme, duket se po përpiqen të mbulojnë dhe maskojnë gjendjen e tyre shpirtërore, kujtimet dhe të gjitha ato përvoja të tmerrshme nga e kaluara.
Modelet e filmuara nga Burim Myftiu nuk reklamojnë më veshjet, por me shprehjet e fytyrës, me gjymtyrë të thyera, hundë dhe sy të pazakontë, pranojnë një histori, zhgënjim dhe tmerr. Në instalimet në të cilat modeli paraqitet në formën e një kukulle, tema është e njëjtë si në fotografi – dhimbja dhe zhgënjimi me realitetin janë parësore. Kjo pasohet nga një video instalacion ku shfaqen personazhet imagjinare të modeleve, dëshmitarë të një ëndrre të thyer.

Autori përmes veprave të tij dënon dhunën. Asnjë dhunë në botë nuk ka arsyetime, vetëm justifikime
Përmes këtyre fotografive, instalacioneve dhe videoprojeksioneve, autori flet hapur për mohimin e gjenocidit dhe mohimin e vuajtjeve dhe tragjedisë njerëzore./21Media

Back to top button