Rritje e rrezatimit në Çernobil
Sipas autoritetit bërthamor ukrainas, rrezatimi në termocentralin bërthamor të çmontuar të Çernobilit është rritur.
Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, parashutistët po sillen në Çernobil për të ruajtur centralin bërthamor atje.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, njoftuan autoritetet në Kiev. Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës./21Media