Rrokulliset autobusi në autostradën Shkup- Tetovë, ka të vdekur

Aksident në rrugën Shkup- Tetovë

Jo zyrtarisht mësohet se janë pesë viktima, e shumë të lënduar nga rrokullisja e autobusit në autostradën Shkup-Tetovë!

Zjarrëfikësit rrëfejnë se si i nxorrën të paktën gjashtë të vdekur nga autobusi i përmbysur!

Agron Vrangalla raporton nga vendi ku ndodhi aksidenti me autobusin.

 

Pasagjerët u transferuan në spitalin më “8 shtatori” dhe Urgenten në Shkup dhe mjekët po luftojnë për jetën e disa prej tyre.

Sipas informatave jozyrtare dhe të pakonfirmuara, të paktën pesë pasagjerë vdiqën dhe disa me lëndime të rënda u transferuan në Urgenten në Shkup. Ata me lëndime të lehta u transferuan në spital “8 shtatori”.

“Ne morëm të paktën katër pasagjerë nga autobusi, të cilët ishin gjallë.” Çfarë ndodhi më pas me ta, nuk e di, ata u morën me automjete të ambulancës dhe u dërguan në spital “, tha për TV një person në vendin e ngjarjes.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçi do të japë një deklaratë për shtyp në orën 19:30. /21Media

Back to top button