Rrokulliset me traktor, vdes një person në Zveçan

Një person ka humbur jetën pasi teksa ishte duke drejtuar traktorin ka humbur kontrollin e mjetit. Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 17:00 në Zveçan.
Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në spital.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore./21Media

Back to top button