Rrokulliset një kamionetë, ka të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në komunikacion në rrugën Prishtinë- Pejë, përkatësisht në fshatin Sllatinë.
Një kamionetë është rrotulluar në mes të rrugës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Rreth ores 14:30 , rr. Prishtinë- Pejë, në Sllatinë, drejtimi për Pejë është shkaktuar nje aksident trafiku me dëme materiale dhe lendime trupore ku shoferi i një kamionete ka humbur kontrollin dhe në këtë rast kamioneta është rrokullisur në rrugë. Përveq dëmeve të shkaktuara materiale raportohet se dihmë mjeksore kanë kerkuar dy persona”, ka thënë Hoxha.
Njesitë relevate për hetime dhe menaxhim të trafikut në autostradë janë duke trajtuar rastin.
Policia ka kërkuar nga te gjithë drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdeshem gjatë vozitjes, të respektojnë shenjat e kufizimit të shpejtësisëe dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet e rrugës./21Media

Back to top button