Sa po i kushton buxhetit të Prishtinës trajtimi i qenve endacakë

1 min read

Veç sivjet kryeqyteti ka shpenzuar rreth 750 mijë euro për trajtimin e qenve endacakë, e që po llogaritet si shuma më e madhe që është shpenzuar ndonjëherë. Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Këshilltari për Siguri në Komunën e Prishtinës, Bajram Gecaj.

“Shifra e përafërt deri më tani për këtë vit është diku rreth 750 mijë euro, të harxhuara ose në procedim; e që është shifra më e madhe ndonjëherë”, ka thënë ai.

Gecaj në një përgjigje me shkrim për rtv21.tv ka paraqitur planin dhe strategjinë se si do ta menaxhojnë problemin me qentë në rrugët e kryeqytetit. Ai duke u përgjigjur në pyetjen se cila është zgjidhja e Prishtinës për qentë endacakë, ka thënë që atë që po e bën Prishtina ta bëjnë edhe komunat tjera dhe niveli qendror.

Megjithëse, Komuna e Prishtinës nuk kanë informata sa është numri i qenve endacakë në kryeqytet.

Komuna ka treguar se janë ndërmarrë 14 hapa në këtë drejtim dhe se është hartuar një strategjinë kornizë 10-pikëshe për trajtimin e qenve endacakë, përkrahur nga të gjithë akterët, brenda dhe jashtë komunës, e të cilën sipas zyrtarëve komunalë tani po zbatohet./21Media