Rrokulliset një veturë në Sllatinë, ka të lënduar

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Pejë, më saktësisht në Sllatinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti.

Ajo ka thënë vetura e aksidentuar dyshohet se ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur.

“Me datë 19.01.2024 në orët e mëngjesit është raportuar për një aksident trafiku me lëndime /vet-aksident, në magjistralen Prishtinë-Pejë respektivisht në Sllatinë. Vetura e aksidentuar dyshohet se ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur, ku si pasojë lëndime ka pësuar drejtuesi i automjetit. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitë relevante policore për trajtim të mëtejmë të rastit, ndërsa personi i lënduar ka pranuar trajtimin nga ekipi mjekësor”, ka thënë Mehmeti./21Media

Back to top button