Rrokulliset një veturë te “Kroni i Mbretit”, një i lënduar

Një veturë është rrokullisur sot në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë më saktësisht te Kroni i Mbretit, ku një person ka pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi për portalin rtv21.tv ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:40.
“Rreth orës 13:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Njësia policore e trafikut njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Krasniqi./21Media