“Shqiponjat” sekuestrojnë armë zjarri dhe municion luftarak

Në kuadër të operacionit policor “Sukthi”, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë, kanë arrestuar një 38-vjeçar nga Dibra, si dhe kanë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, një pushkë sportive dhe një thikë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj armëmbajtjes pa leje, falë inteligjencës policore të siguruar nga shërbimet e policisë, se një shtetas posedonte armë zjarri, është organizuar dhe finalizuar operacioni “Sukthi”.

Materialet e gjetura gjatë bastisjes në banesën e shtetasit Q. H., banues në fshatin Vardardhe-Sukth, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Back to top button